Lajme

Një person ia thyen dorën policit, pasi i shqiptoi gjobë

Si pasojë e shqiptimit të një gjobe, një person ka sulmuar dy zyrtarë policorë në Pejë, me ç’rast njërit ia ka thyer dorën.

Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar me ç’ rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, ku raportohet se të njëjtit i është thyer dora.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.