Një person bie nga një repart QKUK-së
Një person ka rënë nga një repart i QKUK-së, mëngjesin e sotëm.
Si pasojë e rënies ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.