Lajme

Një mërgimtar i kapet Kurtit për mungesë të rrymës, ai i thotë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë

Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë.

Mërgimtari i cili kishte ardhur qe 6 ditë në Kosovë, i thotë Kurtit që janë në gjendje të mjerueshme.

“Jem në gjendje të mjerueshme, jem në gjendje lufte”, thotë ai.

Ndërsa, Kurti i përgjigjet se “ s’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë”.

“I kemi dhënë prioritet kësaj pune. Prej 2007 ka qenë në plan por nuk është realizuar deri tash. Tash i kemi dhënë prioritet. Por nuk mund ta bëjmë përnjëherë, për shkak se është rritur ngarkesa”, tha Kurti.