Lajme

Një i vdekur e gjashtë të lënduar në një aksident në Prishtinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Prishtinë gjatë të dielës, ku si pasojë e plagëve të marra ka vdekur një mashkull kosovar dhe janë lënduar gjashtë përsona të tjerë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa vendore.

“Prishtinë 23.07.2023 – 12:58. Ka ndodhur aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar, drejtues i veturës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës tjetër dhe pesë pasagjerët që kishin qenë në atë veturë të gjithë kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit, të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësorë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.”