Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në veri
Policia ka konfirmuar se një person ka vdekur si pasojë e aksidentit të ndodhur gjatë mbrëmjes të së enjtes në rrugën Mitrovicë-Leposaviq.
Në këtë aksident ka mbetur edhe një person i lënduar, ka njoftuar zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture, që të dy automjetet me targa të Serbisë.