Një fermer gjeti trupin e pajetë të Arianit të vogël
Të hënën pasdite, një fermer gjeti trupin e një fëmije teksa kositte një livadh në Estorf, në lagjen Stade.
Livadhi ndodhet vetëm pak kilometra larg shtëpisë së Arianit, djaloshit që ishte zhdukur që nga 22 prilli.
Edhe analizat e ADN-së treguan se personi i pajetë është Ariani.
Qindra reagues të urgjencës kërkuan për djalin autik – në tokë, në ajër dhe në ujë.
Në kërkim u përdorën më shumë se 1200 njerëz, policë me kuaj dhe drone./Indeksonline/