Një femër perjeton “tmerrin” në Skenderaj – rrahet nga një person, kërcënohet nga një tjetër person!
Një person në Skenderaj është arrestuar dje rreth ores 11:08, pasi qe i njejti ka rrahur një femër, shkruan portalo rajoni.org.
Po ashtu viktima përveç rrahjes ajo ishtë kërcënuar edhe nga një person tjetër.
Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarre menjëherë masa, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me leje të skaduar me 237 fishekë, një karikatorë të pistoletës, një thikë të pushkës së gjuetisë, një shufër metali dhe 12 gëzhoja të fishekëve të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima është dërguar në strehimore.