Lajme

Një burrë ngacmon seksualisht një burrë tjetër

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një burrë e ka sulmuar seksualisht një burrë tjetër në Llapnasellë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është ngacmuar seksualisht nga një burrë tjetër.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Llpanasellë, derisa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Llapnasellë: Ankuesi kosovar ka njoftuar se i dyshuari kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policisë.