Një burrë në Skenderaj raporton gruan në polici, ushtrontë dhunë psikike ndaj tij
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Skenderaj është raportuar një rast i dhunës në familje.
Sipas njoftimit, më 2 shtator 2025 një burrë ka raportuar se është viktimë e dhunës së vazhdueshme psikike dhe fizike nga gruaja e tij, shkruan rajoni.org.
Të dy palët janë intervistuar nga organet kompetente dhe, pas konsultimit me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNË NË FAMILJE
Skenderaj / 01.09.2025. Ankuesi mashkull kosovar me 02.09.2025 ka raportuar se e dyshuara femër kosovare vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe pastaj në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.