Lajme

Nje “BMW” e gjelbër paraqitet tek Rruga “B”, ngjallen hamendësime: A është ky “papiqulo”?

I shumëkomentuar ditëve të fundit, “Papi Chulo”, vazhdon të ketë vëmendjen e frekuentuesve të Rrugës B, njërës prej pjesëve më karakteristike të kryeqytetit.

Përderisa i njëjti ditë më parë ra nën “grepin” e Policisë, një tjetër veturë, thuajse identike ka kaluar kah lagjja respektive, përcjell lajmi.net.

Redaksia jonë siguroi pamje të momentit kur vetura me ngjyrë të gjelbër vezulluese kaloi në rrethin që ndan rrugën “Muharrem Fejza” me atë B.

Siç edhe mund ta shihni, vetura ngjason pambarimisht me atë të “Papi Chulos”, por që deri më tani, lajmi.net nuk ka arritur të konfirmojë nëse bëhet fjalë për të njëjtën.