KryesoreLajme

Një aksident me fatalitet e 35 me të lënduar gjatë 24 orëve në Kosovë

Një aksident me fatalitet është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Një i ri i cili ishte aksidentuar më 16 korrik ka vdekur dje më 9 gusht.

Sipas statistikave të policisë, janë shënuar edhe 35 aksidente me të lënduar, transmeton Klankosova.tv.

Derisa 82 të tjera janë regjistruar si aksidente me dëme.

Policisë i doli goxha punë me shkelësit e rregullave në trafik, pasi që u shqiptuan hiç më pak se 1 mijë e 984 gjoba, transmeton Klankosova.tv.