Një 18-vjeçar nga Kosova vdes në një aksident në Itali
Një 18-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident në Itali.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë në Torino, në Caselle Torinese.
Bëhet fjalë për Blendi Halilin, i cili u aksidentua me një veturë të tipit “Ford KA”, i cili ishte pronë e babait të tij.
Mediat italiane raportojnë se ai kishte goditur me veturë murin e një fabrike, duke bërë kështu që vetura të shpërthente në flakë, përcjell Klankosova.tv.
I riu nuk posedonte patentë-shofer.
Së bashku me të në momentin e aksidentit ishin edhe tre djem të tjerë nga mosha 16 deri në 18-vjeçare.
Ata arritën që të dalin nga vetura, derisa 18-vjeçar kosovar mbeti i djegur në veturë.