Lajme

Një 13 vjeçar rrëzohet nga rimorkio e traktorit, dërgohet në QKUK

Një rast i rëndë ka ndodh në Gjakovë, një fëmijë 13 vjeçar dyshohet se është rrëzuar nga rimorkio e traktorit, transmeton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja, fëmija ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ende nuk dihet se si ka ndodh rasti, por siç mëson Gazeta Sinjali, tashmë është arrestuar dhe ndaluar shoferi i traktorit.

Policia ende nuk ka folur zyrtarisht për rastin, ndonëse është pyetur nga Gazeta Sinjali.