Lajme

Nisin përpjekjet për ta nxjerrë veturën nga lumi Lepenc e cila dyshohet të jetë e familjes kosovare

Ekipi i kërkim shpëtimit tani e disa orë është duke u munduar ta nxjerr jashtë lumit Lepenc veturën e gjetur e cila dyshohet të jetë e familjes kosovare e cila shkaku i një aksidenti dje ka rënë në këtë lum dhe për pasojë kanë vdekur tre persona.

Në veturë ishin katër pasagjerë, njëri ndër ta ka arritur të shpëtojë duke kërcyer jashtë automjetit, ndërkohë që fati i tre të tjerëve ende nuk dihet.

Vetura u gjet vetëm 200 metra larg vendit të aksidentit, por deri më tani nuk dihet saktë se a është e familjes kosovare.