Ngjarje si në filma: I dyshuari për vrasjen në Klinë grabiti një veturë në mes të rrugës dhe u arratis
Ngjarje si në filma: I dyshuari për vrasjen në Klinë grabiti një veturë në mes të rrugës dhe u arratis
Para pak çastesh në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, i dyshuari Tush Frroku, për motive akoma të panjohura e ka plagosur me armë zjarri viktimën Anton Prela, i cili nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve.
Sinjali mëson se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.
Sipas sinjalizuesve, Frroku ka grabitur një veturë në mes të rrugës, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.
Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.