Ngjarje e tmerrshme: Gruaja nervozohet me burrin që s’bleu krejt çka kërkoi, e rrah fëmijën 3-vjeçar
Rastet e dhunës në familjes po shtohen çdo ditë e më shumë. E në shumë raste janë fëmijët ata të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga prindërit e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmë në Malishevë, pasi një grua dyshohet se ka nervoza që përjetoi gjatë blerjeve me bashkëshortin dhe djalin e saj, ka eskaluar në dhunë fizike.
Sinjali mëson se bashkëshorti i të dyshuarës ka denoncuar rastin në Polici, ku ndër të tjera ka bërë me dije se e shoqja e ka goditur me shuplakë djalin e tyre dhe më pas gjatë kohës që ndodheshin në veturë, ajo ka tentuar që t’ia kapte timonin në mënyrë që t’ia humbas drejtimin.
I shqetësuar nga veprimet e saj, ai ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe më pas e dyshuara është dërguar në stacion policor nga vjehrri i saj, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.
Bazuar në dëshminë e 32-vjeçares e gjithë kjo ka ndodhur si shenjë revolte që bashkëshorti i saj nuk kishte blerë të gjitha gjërat e nevojshme, por ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj djalit të vogël.
Me urdhër të prokurorit, ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.