Ngjarje e rëndë për familjen Latifi: Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë Kosovën më 18 janar 2026, kur një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Selim Grajqevci”.
Rasti ka ngritur shqetësim në opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e vdekjes.
Gazeta Sinjali ka mësuar se viktima është Hysa Latifi, rreth 57-vjeçare, e cila është gjetur e pajetë nga ekipet emergjente.
Sipas vlerësimeve fillestare të ekipit mjekësor, në trupin e saj nuk janë vërejtur shenja dhune, çka e bën edhe më të paqartë shkakun e vdekjes në këtë fazë të hetimeve.

