Ngjarje e rëndë për familjen Berisha: Ky është 30-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast tragjik në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u varur në litar.
Sinjali mëson se viktima është Betim Berisha, 30-vjeçar.
I riu u gjet pa shenja jete nga nëna e tij, ndërsa vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor i Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes.
Edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.
Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës së të ndjerit, e cila ka gjetur trupin e pajetë dhe ka tentuar ta shpëtojë duke këputur litarin.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.