Lajme

Ngjarje e rëndë në Prishtinë: E mitura dyshohet se u dhunua nga disa persona

Dyshohet se dje në Prishtinë është dhunuar një e mitur.

Siç thuhet në raportin e policisë, nëna ka thënë se vajza e saj ka dalur nga shtëpia dhe se dyshohet se këqtrajtuar nga disa persona të panjohur.

Thuhet se viktima është intervistuar dhe se rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 13.06.2023 – 17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për të kthyer në shpi është keqtrajtimi i saj nga person-a të dyshuar të panjohur. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.