Ngjarje e rëndë: I riu në Mitrovicë tenton të vetëvritet, e plagos veten me pushkë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ‘Agim Hajrizi’ në Mitrovicë, ku një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e 33-vjeçarit, ku i njëjti është gjetur i gjakosur nga nëna e tij e cila vrapoi e frikësuar për në dhomën e të birit pasi dëgjoi krismën e pushkës.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë nga nëna e viktimës dhe të njëjtit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes ku i kanë ofruar ndihmën të riut, i cili u gjet me plagë në fyt e që e cila dyshohet se i është shkaktuar nga arma.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pushkën e cila dyshohet se u përdor në rast.
Nuk dihen ende motivet që shtynë të riun të bëjë këtë veprim, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.