Lajme

Ngjarje e rëndë: Foshnja lind pa shenja jete, babai e denoncon rastin në Polici

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin Rajonal të Pejës, ku dyshohet se ka vdekur një foshnje.

Sipas informacionece të para, një grua është dërguar për lindje në repartin e gjinekologjisë, por që foshnja ka lindur pa shenja jete.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 10:00, familjarët e një foshnje, prindi i saj e ka raportuar në Polici se mbrëmë, pasi ka lindur bashkëshortja e tij, që ishte në muajin e tetë, foshnja ka lindur pa shenja jete. Familjarët kanë insistuar për ta marrë foshnjën për ceremoni, por nga stafi mjekësor iu kanë thënë se do ta marrin të nesërmen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes edhe Prokurori i rastit”, tha Gashi.