Lajme

Ngjarje e hidhur për familjen Hoti, vdes 18 vjeçari nga aksidenti në Itali

Aksident i rëndë në Itali, vdes tragjikisht 18-vjeçari shqiptar, plagoset babai

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, mbrëmjen e djeshme në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur i riu, Admir Hoti, ndërsa babai i tij është plagosur.

Aksidenti ndodhi në unazën e Portogruaros rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.

Duket se shkak i përplasjes ka qenë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, e cila u përplas me një Chevrolet. Nga përplasja e fortë, Fiat-i u nda në dysh.