Ngjarja që tronditi Podujevën, Policia publikon foton e të dyshuarit – kërkohet ndihmë për identifikimin e tij
Janë bërë 4 ditë që nga vrasja e rëndë që ndodhi ditën e hënë në Podujevë.
Valmir Breznica nuk u mbijetoi plagëve të rënda, ndërkaq bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.
Lidhur me rastin policia e Kosovës ka arrestuar një person, ndërkaq personi tjetër i dyshimtë mbetet në arrati.
Për rastin në fjalë, policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve, për të kapur të dyshuarin e dytë.
Njoftimi i plote:
Kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar.
I dyshuari, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.