Lajme

Ngjarja e dhimbshme për familjen Beqiri në Kamenicë, kjo është gruaja vdiq pasi ra nga kati i dytë i shtëpisë

Fakton raportoi sot për një rast të dhimbshëm që ka ndodhur sot në familjen Beqiri në fshatin Kopernicë të Kamenicës, ku një grua 83-vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën. Viktima u rrëzua aksidentalisht nga tarraca e katit të dytë të shtëpisë ku po qëndronte pasi nuk kishte mbrojtëse dhe fatkeqësisht ra në oborr pa shenja jete.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se e moshuara Azbije Beqiri nuk arriti të mbijetojë, me ç’rast vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku që ka dalë ne vendin e ngjarjes,

Siç mëson Sinjali, në lidhje me rastin janë vënë në dijeni edhe Policia e Prokuroria, që kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme. Pasi janë kryer procedurat në vendngjarje, trupi i pajetë iu është liruar familjes për ceremoninë e varrimit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës.

Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë.

Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore.”