Lajme

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave në identifikimin e një personi, pasi i njëjti dyshohet për vjedhje në Prishtinë.

Në faqen zyrtare të policisë në Facebook është publikuar fotografia e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje të ndodhur në Prishtinë”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.