Lajme

Nëna në Prishtinë e çon djalin në Polici, kjo është arayeja

Abuzimi me alkoolin e substancat narkotike janë vetëm disa nga arsyet që shkaktojnë telashe në familjet kosovare. E në shumë raste, si pasojë e veprimeve të pakontrolluara të përdoruesve, prindërit janë ata që i denoncojnë fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar djalin e saj 25-vjeçar në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nëna ka pohuar se djali i saj është përdorues i substancave narkotike dhe sipas saj ka edhe sjellje agresive. Bazuar në dëshminë e 57-vjeçares, i biri në mënyrë të vazhdueshme ushtron dhunë psikike ndaj saj.

Në rastin e fundit, pas një debati që kishte me nënën e tij, i riu ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit në stacion policor.