Lajme

Nëna e ushtarit të FSK-së thotë se në mungesë të kuzhiniereve, djali i saj po detyrohet të gatuaj për ushtarët e tjerë

Ushqimi i pjestarëve të FSK-së gjatë këtij muaji zgjoi reagime të shumta në opinion.

Së fundi, një grua, nënë e një ushtari përmes emisionit 10×10 në Kanal10, bëri të ditur se përgaditjen e tij tashmë kanë filluar ta bëjnë edhe vet ushtarët.

“Unë jam një nënë e një ushtarit. Ato videot që po i shihni, ushqimi është por nuk ka kush me e përgadit”, tha fillimisht ajo.

Tutje, dëgjuesja e Radio 10 bëri të ditur se rendin për neser e ka djali i saj ushtar.

“Tash nesër, psh djali jem është gjithë ditën në kuzhinë me përgadit ushqim. Popo, vet e përgadisin. Kushtet çfare mundem me qenë kur këta vet duhet me përgadit. Kush i furnizon nuk e di por këta duhet vet me përgadit. Prej të enjtës”, shtoi tutje ajo.