Lajme

Nëna e 11-vjeçarit të plagosur: I dyshuari gjuajti me armë në asfalt, plumbi goditi fëmiun tim

Dy të rinj serbë janë plagosur pasditen e djeshme me armë zjarri në Shtërpcë ku u lënduan një 11 dhe 21 vjeçar. Të dy më pas iu nënshtruan një operimi dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Për këtë akt është arrestuar një i dyshuar.

Nëna e 11 -vjeçarit që u plagos dje në Shtërpcë ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja. Ajo ka thënë se ka dëgjuar se i dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, teksa plumbi ka goditur fëmiun e saj.

“Faleminderit zotit, si ka mundësi, janë mirë, as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, më kanë thënë vetëm se është plagosur, nuk dija si, çfarë… Rruga ishte e bllokuar, mezi dolëm.. Tashmë plaga është riparuar. Siç kam dëgjuar, fëmijët po bënin fotografi, të veshur me pemën e Krishtlindjes për natën e Krishtlindjes, ai burrë erdhi dhe qëlloi në asfalt rrugës, dhe plumbi ra me rikoshet në fëmiun im”, tha Zorica Stojanoviq,, nëna e djalit të plagosur.

“Ai është mirë, ai është një hero. Ndihet mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht, faleminderit Zotit”, tha tutje ajo për Telegrafin serb

Kujtojmë se i arrestuari në lidhje me rastin është një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin ka pasur shumë reagime nga krerët e shtetit mirëpo edhe nga bashkësia ndërkombëtare.