“Në vendngjarje u gjet një armë”- policia me detaje shtesë për vdekjen e dyshimtë të Triumf Feratit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendngjarjen ku dyshohet se humbi jetën Triumf Ferati, vëllai i kryetarit të Komunës së Istogut Ilir Feratit, është gjetur një armë zjarri.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se pranë armës së zjarrit u konfiskuan edhe 11 fishekë dhe një gëzhojë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Istog / 24.03.2024-16:10. Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, njofton policia.
Ilir Ferati me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se sot (e hënë) do të presin vizita ngushëllimi, teksa me datën 26 mars (e martë), do të bëhet varrimi i Triumfit.
“Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë ,Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc. Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, ka shkruar ai në ‘Facebook