Në këtë ditë pritet të bie borë në Kosovë
Riga shiu në ditët vijuese, e mundësi për më shumë shi në fundjavë. Temperaturat në rritje. Java e ardhshme mund të sjell mot dimëror me reshje bore, parashikon “Prishtina Weather”.
Për ditët e ardhshme, moti mbetet pa ndonjë ndryshim. Vransira të ndryshueshme, intervale me diell e riga lokale shiu. Ndërsa temperaturat në rritje. Ditëve të fundjavës paraqiten mundësi për më shumë të reshura, mbrëmjen e së shtunës dhe ditën e diel.
Sipas parashikimeve të fundit, java e ardhshme mund të sjell mot tipik dimëror, me një rënie të temperaturave dhe të reshura bore, që deri në mbrëmjen e së hënës edhe të formojë shtresë dëbore.
Ndotja e ajrit mbetet e lartë në ditët e ardhshme, me indeks të cilësisë së ajrit kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme. Tek në fundjavë, po pritet të ketë më shumë qarkullim ajror, që ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, e indeksi të kaloj edhe në vlera të pranueshme dhe të mira.
Datat:
8.12 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende priten edhe riga shiu, më të shprehura në perëndim të vendit.
9.12 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Mundësi edhe për riga lokale shiu.
10.12 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu. Orëve të mbrëmjes pritet intensifikim i reshjeve të shiut.
11.12 – Reshjet e shiut vazhdojnë orëve të mëngjesit. Ditën mbetet mot kryesisht me vransira, e herë herë priten reshje të dobëta shiu.
12.12 – Ftohtë e kryesisht vranët, me reshje shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në borë. Pritet edhe formim i shtresës së borës.
Temperaturat do të mbeten lartë mbi vlera mesatare. Minimalet madje edhe ndërmjet 5C e 9C, e maksimalet në fundjavë rriten edhe deri në 13C e 14C. Ditën e hënë më pas pësojnë rënie, maksimalet deri në 2C e 4C, e minimale në mbrëmjen e së hënës zbresin në -4C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s, të dielen me hove deri në 15m/s. Ditën e hënë ndryshon drejtimin në veriore-verilindore.
Shtypja atmosferike pëson një rënie të thellë nën vlera normale deri në fundjavë