Ndodhë edhe kjo: Vëllezerit në Viti kapen për veturë, 25-vjeçari kërcënon familjarët me thikë: Ju vras, boj masakër këtu
Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.
Në një sherr janë përfshirë mbrëmë edhe dy vëllezër në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, ku pas një konflikti për shfrytëzimin e veturës që është në pronësi të familjes, 25-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar seriozisht vëllain e tij të madh.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pos zënkës me vëllain e tij, i dyshuari ka kanosur me jetë edhe anëtarët tjerë të familjes, duke u thënë se i vret.
Për më tepër, ai dyshohet se me një thikë kuzhine ka kërcënuar vëllain e tij se nëse e lajmëron Policinë, do bëjë masakër në shtëpinë e tyre.
Të shqetësuar nga kjo situatë, 33-vjeçari bashkë me anëtarët tjerë të familjes kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku kanë rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje