Ndodh në Drenicë: Gruaja nuk pranon të shkojë te mjeku pas rrahjes, burri i hyn dajak përsëri
Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në dje në Drenas.
Është arrestuar një person, nën dyshimet e ngritura se ka sulmuar fizikisht gruan e tij, pasi ajo nuk ka pranuar të marrë trajtim mjekësor.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori, i cili pas intervistimit e ka liruar të dyshuarin.
Raporti i plotë policor:
Gllogoc 09.01.2023 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ofenduar viktimën femër kosovare dhe ka sulmuar viktimën tjetër femër kosovare e cila nuk ka dashur të pranoj tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt.