Ndjen erë këmbësh në shtratin e dhomës së hotelit, tmerrohet nga ajo që gjen
Frikë nga zbulimi dhe ankth që nuk mbaron pas momentit të tmerrshëm për një burrë i cili zbuloi poshtë krevatit në dhomën e një hoteli, një trup të pajetë.
Ndodhi në një hotel në Tibet, ku turisti kinez Zhang Sun, kishte shkuar për të ndenjur disa ditë.
Ai u shtri në shtrat por po ndjente erë dhe fajësoi veten se mos kishte erë këmbëshpejtë.
U la dhe u fut prapë në krevat, por era vazhdonte.
Nisi të kontrollonte nëpër dhomë për të kuptuar ëfarë ishte ajo erë e rëndë.
Në një moment ulet poshtë krevatit dhe shtanget kur sheh trupin e pajetë të një mashkulli.
I tmerruar lajmëroi punonjësit e hotelit. Por ata u përpiqën më vonë të mohojnë atë që ai kishte zbuluar.
Hoteli Guzang Shuhua Inn në Lhasa, Tibet, është i njohur për t’u ofruar mysafirëve të tij një sfond shumëngjyrësh për fotot e tyre në mediat sociale.
Zhang tha për mediat lokale se ai vendosi të flasë për incidentin sepse hoteli fillimisht e mohoi të gjithë.
Ai rrëfeu se pasi u gjet trupi, e çuan në dhomë tjetër. Teksa ishte duke fjetur, nga stafi i hotelit e zgjuan dhe i thanë të rikthehej te dhoma ku kishte qenë.
Policia i mori një mostër ADN-je, por më pas i thanë të mos shqetësohej sepse kishin arrestuar tashmë dikë në një tren që shkonte në qytetin Lanzhou.
Megjithatë, burri kinez pohon se jeta i ka ndryshuar. Ai thotë se nuk mund të flejë dot për orë të tëra dhe e ka humbur qetësinë pas asaj që i ndodhi.