Lajme

Ndërron jetë në QKUK i moshuari që u përfshi nga flakët në Gjakovë

Mbrëmë u raportua për një rast të rëndë që ka ndodhur në Gjakovë, ku një person ka pësuar djegie pasi është përfshirë nga flakët teksa po punonte me një mjet elektrik. Viktima ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor, mirëpo s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët njoftojnë se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një shtëpi, ku si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.