Ndërron jetë 32-vjeçarje, ra në kontakt me energjinë elektrike në dush
Një 32-vjeçare ndërroi jetë këtë të shtunë në Cërrik, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Viktima e identifikuar si I. M. banuese në Cërrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1, në banesë, shtetasja I. M., 32 vjeçe, banuese në Cerrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.