Lajme

Ndalohet për 48 orë shoferja e cila goditi për vdekje 26-vjeçarin në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, më konkretisht në rrugën “Agim Ramadani”, ku një këmbësor, 26 vjeçar, u goditë për vdekje.

Lidhur me rastin është ndaluar për 48 orë gruaja e cila dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet.

Siç ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ndaj shoferës është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë.

“Ju njoftojmë lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot në rrugën “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Ulaj.