Ndalohet për 48 orë shoferi i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Podujevë
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën ‘Qëndresa’ në fshatin Llapashticë të Podujevës.
I vdekur mbeti njëri nga shoferët, Agim Kodraliu, ndërsa pasagjeri që mori lëndime të rënda trupore është dërguar me urgjencë në spital.
Sinjali mbrëmë raportoi se një person i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, teksa Policia konfirmon se shoferi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, është dërguar në mbajtje.
“Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.