Lajme

Ndahet nga jeta zyrtari i Komunës

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme, ka ndërruar jetë Avdi Sylaj nga Suhareka.

I ndjeri ishte shef i sektorit të Gjendjes Civile në Komunën e Suharekës.

Për vdekjen e të ndjerit ka shkruar edhe i pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës nesër në kujtim të tij do të organizojë mbledhje komemorative në Shtëpinë e Fellbahut në ora 12:00.

Sipas familjarëve e pamja do të mbahen në fshatin Sllapuzhan, ndërkohë që për datën dhe orën e vorrimit kanë thënë se do të njoftojnë me kohë.