Lajme

“Naimi ish ulë në Swiss Diamond hante e pinte”, vëllai i Liridonës rrëfen çka i tha dhëndri për natën kritike

Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku motra e tij mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë. E gjithë këtë dyshohet ta ketë planifikuar mirë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes, raporton Gazeta Sinjali.

Leonard Ademaj në një prononcim për RTK ka treguar dyshimet që i kishte pasur që nga ajo natë dhe të enjten për vrasjen e motrës së tij.

Ai ka treguar se çfarë i kishte thënë Naim Murseli.

“Tha na kanë nalë, na kanë kidnapu, qitni krejt çka I keni, unë i kam qitë krejt edhe I kam thanë edhe i kam thanë motrës teme Liridonës jepju krejt çka i ki, mos kqyr. Tha ka rezistu diçka në çantë. Më tha unë I kam çelë dyert edhe i kam thanë ikni në gjuhën suedeze. M’tha unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra mas nuk ish kanë Liridona. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku o nana. Dyshimet tona qaty filluan“, ka thënë Ademaj.

Një ditë pas vrasjes, Leonardi tha se Naim Murseli nuk e hapte telefonin.

“I bojke telefoni po na nalke, me një numër të shoferit të tij kontaktova tha hajde në Swiss. Kena shku në Swiss Diamond, I thash pse spo ma çel telefonin. M’tha nuk e kam ma ka vjedh hajni. Ish kanë ulë ka han, ka pin, kish porositë sene“, tha vëllai i Liridonës.