Lajme

Naim Murseli hyn fshehurazi në gjykatë

Raportohet se Naim Murseli i dyshuar për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.

Ende nuk dihet nëse janë në gjykatë edhe dy të dyshuarit tjerë, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30.

Për këtë seancë kanë ardhur edhe familjarët e të ndjerës, Liridonës. Vëllëzërit e saj janë parë në oborrin e pallatit të drejtësisë