Murati: Sot dalin pagat e sektorit publik dhe shtesat prej 100 eurove
Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media.
Ai në fjalën e tij para mediave u shpreh se gjatë ditës së sotme pritet të bëhet shpërndarja e pagave për sektorin publik dhe shtesat prej 100 eurove.
‘’Tashmë është bërë e ditur se sot gjatë ditës do të bëhet procesimi i pagave për sektorin publik e po ashtu do të procesohen shtesat në vlerë prej 100 eurove për të gjithë pensionistët dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeçare’’, ka thënë Murati.
Ky vendim erdhi pasi në mbledhjen e fundit për vitin 2024 të qeverisë, është miratuar propozimvendimi për ndarjen e shtesave të njëhershme me vlerë prej 100 eurosh për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.