Murati njofton për pilotimin e skemës së reformuar së asistencës sociale, këto janë detajet
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ka filluar pilotimi i skemës së reformuar së asistencës sociale.
Sipas tij, nga grupi i parë janë një mijë e 824 familje në nevojë që do të përfitojnë mbështetje financiare si pjesë e pilotimit të reformës së skemës së asistencës sociale.
“Nga grupi i parë, janë 1,824 familje në nevojë do të përfitojnë mbështetje financiare si pjesë e pilotimit të reformës së skemës së asistencës sociale. Përveç heqjes së kritereve diskriminuese, një gjë tjetër me rëndësi që po bëhet në kuadër të reformës është edhe kërkesa për të gjithë anëtarët e aftë për punë që të regjistrohen në Agjencinë e Punës si punëkërkues. Përmes këtij veprimi, do të sigurohemi që t’i mbështesim ata që të aktivizohen në tregun e punës, dhe familja të krijojë vetëqëndrueshmëri financiare në afatgjatë”, ka shkruar Murati në Facebook.