Lajme

“Mungesa e edukatës fetare në shkolla”, Gold AG komentin rastin e vdekjes tragjike së jetimit 18 vjeçar

Vrasja e 18 vjeçarit nga Podujeva ka tronditur vendin. Pas publikimit të videos nga momenti kur shihen dy të rinjë duke rrahur brutalisht 18 vjeçarin nga Podujeva i cili ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes, ka ngjallur shumë reagime.

Reperi i njohur shqiptar Arian Agushi i njohur si “Gold Ag” ka reaguar pas vrasjes së Lulzim Fejzullahut nga Podujeva.

Ai ka thënë se është e dhimbshme pamja e vrasës në mënyrë mizore e një jetimi.

Tutje, në një reagim që ka bërë përmes një komenti në Facebook, reperi kritikon edukimin e gjeneratave të reja. Agushi ka folur për disa dukuri negative që janë në rritje tek të rinjtë nëpër shkolla, siç janë përdorimi i substancave narkotike e posedimi i armëve.

Komenti i plotë:

Mungesa e edukatës familjare dhe fetare në shkolla.Dikur kur t’ka rreh arsimtari e ke dit që ka me t’rreh edhe baba te shtepia, e tash me bo me te fol diçka keq arsimtari shkon bashk me babën me rreh.Gjeneratë që në shkollë me hi n’kontrollë gjenë armë e substanca narkotike ma shumë se në ndonjë club.Gjeneratë që 15 vjeçar hyjnë në lokal dhe u shërbehet alkooli.Gjeneratë që nuk e njeh Krijuesin dhe i shkel krijesat.Këta janë më pak fajtorë, fajtorët e vërtetë jemi ne që jemi kundër edukimit fetar në shkolla nga frika që na bëhen hoxhallarë.Gjeneratë që e përqesh fejën e vet e hoxha i këndon te koka kur ndërron jetë.Gjeneratë që babës i thot plak e shokut i thot babë.Po i ruajmë nga diçka me vlerë e me duar tona po i hedhim në humnerë.E dhimbshme ajo pamje ku vrahet jetimi mizorisht 💔