MPJ pas situatës së tensionuar thirrje bashkatdhetarëve: Shmangni udhëtimin përmes Serbisë
Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës pas tensionimit të situatës së sigurisë në Kosovë, ka kërkuar nga të gjithë bashkatdhetarët që janë nisur për në Kosovë që të shmangin pikë kalimet kufitare përmes Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e MPJ-së, apelohen qytetarët që janë në lëvizje, që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare, deri në një njoftim të ardhshëm zyrtar.
Gjithashtu, MPJ thotë se “duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”.
”INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS
Ju lutemi, ndiqni me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe mos udhëtoni përmes Serbisë.
Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”.