KryesoreLajme

“Motoçikleta kishte shpejtësi të madhe”, dëshmitarët japin detaje tronditëse për aksidentin ku humbën jetën dy persona

E diela ishte tragjike për dy të rinj nga Prizreni, njëri 21-vjeçar dhe tjetri 19-vjeçar, të cilët kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Suharekë.

Kjo pasi ata u goditën nga një veturë, derisa ishin në motoçikletë. E këtë të hënë, familjarët e të ndjerëve kanë hapur të pamën, raporton Kanal10 .

“Familja Gashi ka hapur të pamën për 19-vjeçarin, i cili vdiq tragjikisht në aksident”.

Megjithatë, ata nuk pranuan të flasin lidhur me këtë rast.

Por nga Policia e Kosovës bëjnë me dije se aksidenti kishte ardhur për shkak të pakujdesisë së vozitëses, e cila ishte përplasur me motoçikletën, ku ishin dy të rinjtë. /Gazeta10/

Kronikën e plotë e gjeni me poshtë: