Mos planifikoni asgjë pa e shikuar motin për javën e ardhshme
Në pesë ditët e ardhshme pritet të ketë mot të ndryshueshëm.
Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.
Të martën, moti do të jetë me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të mbeten rreth zeros , ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.
E mërkura do të karakterizohet me vranësira dhe reshje shiu. Maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.
Mot kryesisht i vranët dhe i freskët do të mbretërojë të enjten. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.
Ndërkohë, të premten, moti do jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.