Lajme

Morina: Krejt po krenohemi me policinë, por atyre nuk po iu paguhet rrezikshmëria prej 215 euro nga shkurti

Kryetarët e rinj të komunave Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan sot janë vendosur në zyret e tyre me ndihmën dhe intervenimin e policisë, pasi që kanë hasur në rezistencë të serbëve lokal, të cilat kanë tentuar të bllokojnë këtë proces.

Si pasojë e rezistencës së serbëve lokal gjatë intervenimit janë lenduar disa policë, disa vetura të policisë janë demoluar dhe një është djegur.

Pavarësisht rezistencës, Policia e Kosovës me profesionalizimin e saj ka arritur ta marrë situatën nën kontroll dhe të mundësoj hyrjen e kryetarëve të ri në zyret e tyre.

Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar themeluesi i portali Veriu.info, i cili ka thënë se policisë nga muaji shkurt nuk po i paguhet rrezikshmëria në punë, e cila iu ishte pagur deri atëherë.

Postimi i Gazmend Morina:

Krejt po krenohemi vazhdimisht me punen e policeve, sidomos njesive speciale te Policise se Kosoves. Keta djem e vajza e rrezikojne jeten e tyre ne pune te perditshme, e sidomos ne aksione te cilat merren me vendime politike per intervenim ne veri te vendit.

Po a e dini se qe nga muaji shkurt, me ligjin e ri te pagave atyre nuk po iu paguhet rrezikshmeria ne pune qe ka qene rreth 215 euro, e cila iu eshte paguar qe prej themelimit.

Ata nuk kane as sigurim shendetor qe prej themelimit. Shteti ka pare per keto kategori e raste, duhet vetem vullnet politik! Kryeminister reflekto!