Lajme

Morina heq dorë nga aplikimi për kryeshef të Trepçës, punëtorët nënshkruan peticion që ai të mbetet tek “Uniteti”

Disa ditë më parë u diskutua se ekziston mundësia që kryeshefi aktual i KRM “Unitetit”, Gazmend Morina të heq dorë nga pozita aktuale që të aplikoj në konkursin për kryeshef ekzekutiv në ndërmarrjen “Trepça”, shkruan Mitropol.

Pas kësaj punëtorët e KRM “Uniteti” nënshkruan një peticion me anë të së cilit kërkuan që shefi aktual i ndërmarrjes të vazhdoj qëndrimin në këtë pozitë.

“Peticion për vazhdimin e qëndrimit të kryeshefit ekzekutiv në kompaninë “Uniteti”, thuhej në dokumentin e siguruar nga “Mitropol” të nënshkruar nga 80 punëtorë më 24 nëntor 2023.

E pas kësaj, kryeshefi i KRM “Unitetit”, Gazmend Morina njoftoi se do të vazhdoj të mbajë pozitën që ka dhe nuk do të aplikoj për kryeshef në ndërmarrjen “Trepça”.

Njoftimi i plotë:

E kam konsideruar seriozisht mundesine e aplikimit ne konkursine per Kryeshef Ekzekutiv te ndermarrjes “Trepça”.

Pas kerkeses te bere dhe te nenshkruar nga shumica e punetoreve te KRM “Uniteti”, qe une te vazhdoj qendrimin ne poziten e Kryeshefit Ekzekutiv, kam hequr dore nga aplikimi ne konkursin per Kryeshef Ekzekutiv te ndermarrjes “Trepça”.

E falenderoj secilin punetorë veç e veç dhe te gjithe se bashku, per mbeshtetjen dhe besimin ne punen time ne krye te KRM “Uniteti”.

Na priftë e mbara edhe me tutje!