Lajme

Momenti kur të dyshuarit ia vënë flakën veturës në Prishtinë- Policia kërkon ndihmë për t’i gjetur

Në një video të publikuar nga gazeta Sinjali, shihen disa persona duke ja venë flakën një veturë në kryeqytet.

Polica e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin shoqeror facebook, ka kërkuar bashkëpunim për gjetjen dhe identifikimin e personave të perfshirë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që shihen në fotografi.

Personat kërkohen për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që është raportuar në fund të muajit mars Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192