Lajme

Momenti kur qytetarët kapin hajnin e veturave në Prishtinë (VIDEO)

Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur në Prishtinë.

Disa qytetarë kanë kapur një person të dyshuar për vjedhje.

Në pamjet që ka publikuar “TV Prizreni”, shihet se të njëjtin e kanë shtrirë për tokë.

Më pastaj, ekipet e policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin.

Tani për tani nuk dihen detaje tjera.